Partia Socialiste është e gatshme të bashkëqeverisë edhe me opozitat parlamentare për integrimin e Shqipërisë ne BE.
Deklarata u bë nga kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla gjatë Shkollës Verore Europiane. Balla tha gjithashtu se në rrugëtimin e Shqipërisë për në BE duhet të jemi të gjithë bashkë.
“E ardhja e Shqipërisë është në daurt e shqiptarëve dhe se BE është instrumenti më i mirë për të arritur objektivat. Nuk kemi rrugë tjetër përveç përshpejtimit të anëtarësimit tonë në BE dhe në këtë proces sic e tha edhe Vlahutin, ne duhet të jemi të gjithë bashkë, pa asnjë dallim.
Më lejoni tju them që ne do të bëjmë gjithçka mundemi si mazhorancë për të garantuar që një frymë shumë e mirë komunikimi që ka mbizotruar në Këshillin Kombëtar të Integrimit dhe Komisionin e Integrimit të jetë një model i ri i punës parlamentare për ti dhënë fund një fotografie jo shumë parlamentare të ditës së enjtë në parlament. PS që unë përfaqësoj është e gatshme të bashkëqeverisi me të gjithë njerëzit, sigurisht edhe me opozitat parlamentare në objektivin e përbashkët për integrimin europian,” u shpreh Balla.