Dhjetë ditë më parë Skënderbeu mblodhi 12 mijë shikues në “Elbasan Arena”, duke arritur një kualifikim historik ndaj Dinamos së Zagrebit. Dje në të njëjtin vend, Kombëtarja nuk afroi as 4 mijë tifozë në ndeshjen eliminatore ndaj Lihtenshtejnit.
Sa herë që Shqipëria luan ndaj kundërshtarëve modestë, institucioni i futbollit shqiptar tregohet bujar, duke hedhur biletat në treg disa ditë para. Në këto kushte u krijohet mundësia të gjithëve për të ndjekur Kombëtaren. E kundërta ndodh me ndeshjen ndaj kundërshtarëve “big”, ku vetë FSHF bllokon gjithçka në një mënyrë absurde.
Për t’u pajisur me biletë për një ndeshje të Shqipërisë ndaj kombëtareve me emër, tifozëve që ndjekin ekipi kuqezi ndër vite u duhen shumë “miq” për të qenë në stadium. Madje, edhe ata që kanë shansin të presin një biletë, nëpërkëmben nga forcat e rendit. Rastet e ndeshjeve të viteve të fundit kanë qenë çnjerë- zore dhe që ndodhin vetëm në Shqipëri.
Tani që FSHF i do tifozët në stadium, këta të fundit i japin një shuplakë për mënyrën se si janë sjellë. Këtë e konfirmoi ndeshja e djeshme, ku prania la për të dëshiruar.
Pak orë para fillimit të takimit, grupimi “Tifozat Kuq e Zi” doli me një deklaratë: “Jemi më të vendosur se kurrë që protesta jonë e bojkotit të ndeshjeve që luhen në stadiumet shqiptare të vazhdojë deri në marrjen e masave nga policia e shtetit”.
a.ç