Nga Majlinda Bregu
Kur Jean Monnet tha: “Asgjë nuk është e mundur pa njerëz, asgjë nuk zgjat pa institucione”,- nuk kishte si t’i merrte me mend dilemat, gabimet dhe rreziqet që kërcënojnë sot projektin europian.
Për këdo që ka punuar dhe është marrë me andrallat e kësaj përpjekje, përfshirë mua nuk besoj ka qenë aq e qashtër vetëdija për grackat e kësaj rruge.
Mua m’u deshën per shembull disa vite për të kuptuar mungesën e dukshme të shqetësimit ndër ne,vendimmarrësit, për problemin e vërtetë që kemi me rrugëtimin tonë Europian: Ne duam të jemi në Europë, por e kemi kaq të zorshme të investojmë pandërprerje e palakuar që kjo, të paktën për sa na takon ne, të jetë e patëmetë!
Dhe për të qënë e tillë, do këmbëngulje, metodologji, dhe nerva të forta.
Eksperienca më mësoi gjithashtu,sa nevojën për të ruajtur të pandryshuar vullnetin politik pro europian, po aq dhe rëndësinë e rendit të duhur të punëve, asnjëherë të mbaruara tërësisht për një proçes kaq “të ngeshëm”, si ky i Integrimit Evropian.
Thënë këtë dhe meqë një sfidë çon në një tjetër, ndjehem mirë që në një kohë
kaq të shkurtër dhe jo aq të lehtë, kemi arritur të ngremë dhe organizojmë Shkollën Verore Evropiane,si një iniciativë e Këshillit Kombëtar të Integrimit Evropian.
Edhe pse ky është viti i dytë, përpjekja për të përmirësuar dhe zgjeruar më tej rrezen e kësaj nxënie, ka qenë edhe më e madhe. Edhe më e lodhshme po të doni.
Shpresoj që kjo Shkollë do të vazhdojë t’i ndihmojë të përgjumurit që të zgjohen, edhe si një përpjekje e parë institucionale për të forcuar kapacitetet e të gjithë aktorëve në këtë proçes.
Janë institucionet ato që zgjasin, por pa njerëzit e duhur, nuk bëhet asgjë.
Nëse Jean Monnet do të na shihte sot, jam besimplotë se do të ishte “i lumtur”me dozën tonë të idealizmit pragmatik lidhur me BE e sotme 😄
Fillojmë nesër 😉🇦🇱🇪🇺