jë psikoanaliste hebre ka ndihmuar Papa Françeskun në një kohë kur atij i duhej “të sqaronte idetë”, ka zbuluar kohët e fundit, lideri i 1,2 miliardë katolikëve të botës.
“Ajo ishte shumë e sjellshme, shumë profesionale. Kjo më ndihmoi shumë, në një moment të jetës sime kur kisha nevojë të qartësoja gjërat”, tha Papa Françesku për një libër francez i cili pritet të botohet më 6 shtator.
Fragmente nga libri, “Papa Françesku: Politika dhe Shoqëria, Bisedat me Dominique Walton”, janë shfaqur kohët e fundit në mediat franceze, përfshirë edhe në gazetën katolike “La Croix”.
I shkruar nga sociologu i mirënjohur, Dominique Walton, libri bazohet në 12 intervista të kryera gjatë një periudhe kohore prej 12 muajsh duke filluar nga shkurti i vitit 2016.
Papa Françesku i tha Waltonit se iu nënshtrua terapisë për gjashtë muaj në moshën 42 vjeçare.
Në atë kohë, në vitet 1978-1979, Argjentina, vend ii tij i lindjes, ishte nën regjimin ushtarak dhe mandati i Papa Françeskut si lider lokal i Jezuitëve ishte duke përfunduar.
Kjo periudhë dihet se ka qenë shumë e vështirë për Papa Françeskun, në një kohë kur vendi drejtohej nga një diktaturë brutale.
Disa persona e kanë akuzuar atë për bashkëpunim me regjimin, por shumica e tyre i kanë hedhur poshtë akuzat si të pabaza.
Faqja e internetit të Vatikanit ,“The Vatican Insider” vuri në dukje se nën udhëheqjen e Papa Gjoni i XXIII, i cili drejtoi Kishën Katolike nga viti 1958-1963, Vatikani ndalonte psikoanalizën për priftërinjtë dhe seminaristët.
Ky qëndrim u zbut nga pasardhësi i tij, Papa Paulo i VI./b.d