Sulmuesi Diego Costa është në mesin e 25 lojtarëve që janë përfshirë në listën e Chelseat për ndeshjet e Premier Ligës.
Klubet e Premier Ligës duhej që deri dje në ora 17:00 duhet të dorëzonin listën e lojtarëve, transmeton Koha.net.
Costa momentalisht është në Brazil dhe ka refuzuar që të kthehet në stërvitje me klubin londinez, pasi Antonio Conte i kishte thënë më parë Costas se nuk është në planet e tij dhe duhet të gjente skuadër të re, gjë që nuk ndodhi në këtë afat kalimtar. (b.an)