Kanë mbetur më pak se 24 orë nga debutimi i Christian Panucci-t me kombëtaren shqiptare dhe në konferencën e sotme për shtyp tekniku italian ka deklaruar se ndjehet i lumtur për këtë sfidë që skuadra e ka përgatitur me seriozitet.
I vetmi sulmues në skuadër, Armando Sadiku, është në dyshim për sfidën e nesërme dhe në lidhje me këtë temë Panucci është shprehur se ende nuk ka vendosur se kush do të startojë nesër.
“Skuadra ka punuar mirë, ka punuar me seriozitet dhe mendoj se jemi përgatitur mirë për këtë ndeshje, kam gjetur një grup të bukur dhe jam i lumtur” – tha Panucci.
Por kush luan në sulm? “Në fillim formacionin do ia them skuadrës, do e shihni nesër” – deklaroi trajneri i kuqezinjve. /b.d