Policët në qytetin Cine të Turqisë në prag të Kurban Bajramit, në vend të gjobave për shoferët kanë shpërndarë çokollata dhe ëmbëlsira, raporton Anadolu Agency (AA).
Policia shoferëve që kanë udhëtuar në qytetet tjera, me rastin e festës fetare myslimane, u ka shpërndarë ëmbëlsira me qëllim që të pushojnë disi dhe më pas të vazhdojnë rrugën.
Me këtë rast shoferëve iu kanë shpërndarë broshura për të tërhequr vëmendjen në disa rregulla të trafikut.
Nga policia theksuan se vendosën që shoferët t’i ndalin dhe t’i qerasin me nga një ëmbëlsirë që në këtë mënyrë të ulin turmën dhe mundësinë për aksidente nëpër rrugë.
Ata theksuan se pagjumësia dhe shpejtësia e tepërt janë shkaktarët më të mëdhenj të aksidenteve rrugore në festën fetare.
Festa e Kurban Bajramit kremtohet të premten më 1 shtator. Këtë festë të madhe, e quajtur edhe si festë e sakrificës, muslimanët e kremtojnë katër ditë, ndërsa lidhet edhe me ritin e haxhit, që është një nga pesë shtyllat e fesë Islame.
a.ç