Një zjarr ka rënë ditën e sot më zonën e Bushatit në Shkodër.
Mësohet se flakët janë shumë pranë një reparti ushtarak, ndërsa janë dëgjuar edhe disa shpërthime, ku dyshohet të kenë shpërthyer disa municione.
Ndërsa situata mjaft kritike më flakët vazhdon ende në malin e Taraboshit, flakët e të cilit po kërcënojnë zonën që nga pasditja e të mërkurës.
Flakët janë vetëm 100 metra larg antenave të televizioneve, ndërsa është kërkuar ndihmë nga ajri si e vetmja mënyrë për të neutralizuar gjendjen.
Për momentin në vendngjarje po punojnë vetëm Forcat e Armatosura për shuarjen e flakëve.
a.ç