Ushtarët e uritur në Korenë e Veriut janë urdhëruar të vjedhin misër nga arat që të luftojnë urinë dhe të ruajnë fuqinë për të luftuar, pasi që “lufta është e pashmangshme”, shkruan e përditshmja angleze Telegraph duke iu referuar të përditshmes “Daily North Korea”.
Zyrtarët ushtarakë i kanë urdhëruar ushtarët, të lodhur pas trajnimit, të hanë misër nëpër fusha pasi lufta është e pashmangshme, ka bërë të ditur një burim i paidentifikuar nga provinca Hamgong e Koresë së Veriut.
Ata madje kanë kërcënuar ushtarët duke u thënë: “nëse qëndroni të uritur edhe pse ju kemi urdhëruar të hani misër, do të ballafaqoheni me probleme të shumta”, ka shtuar burimi.