1867- Vdiq Charles Baudelaire, një nga poetët më të mëdhenj francezë të shekullit të 19-të, poezia e të cilit hapi rrugë të reja të lirisë dhe afirmoi forma të reja të të kuptuarit poetik të botës. Koleksioni i tij i “Luleve të së Keqes” (1857) është një nga veprat më të rëndësishme lirike të shekullit të 19-të.
12-U lind perandori romak Kaligula, kujtuar si një nga figurat më groteske në histori. Ekstravaganca e tij, si synimi i pretenduar për shpalljen e kalit të tij si konsull, kontribuoi që ai të konsiderohej i çmendur. Ai Sundoi midis 37 dhe 41, kur ai u vra në konspiracionin Pretorian.
1811- Lindi shkrimtari francez Theophile Gautier, paraardhës i parnasianëve dhe protagonist i doktrinës “Art për Art” (l’art pour l’art). Ai kërkoi autonominë e artit në parathënien e romanit “Lady de Mopen” (1836). (b.an)