Drejtori i Shërbimit Pyjor në Bashkinë Klos, Jetmir Reci në një prononcim për situatën e zjarreve shprehet se situata vijon që të jetë e vështirë, ndërsa kërkon edhe ndihmën e helikopterit.
Sipas tij, pavarësisht tentativave për të fikur zjarret dhe rënies së shiut të djeshëm, ende nuk është bërë fikja totale e vatrave te zjarrit.
Sipas tij janë 4 vatra aktive në malin e Gurrës për të cilën është tepër e vështirë fikja. “Kemi vetëm 10 punonjës të cilët po i fikin me mjete rrethanore zjarret”.
Reci thotë gjithashtu, se vatrat e zjarrit janë të qëllimshme, pasi sa fikej një vatër zjarri, ndizej në një krah tjetër një vatër tjetër e re. /b.d