Presidenti Hashim Thaçi ka në plan të iniciojë themelimin e një ekipi gjithëpërfshirës për dialogun me Serbinë, pjesë e të cilit do të ishin përfaqësues të dy institucioneve kryesore të shtetit – Legjislativit dhe Ekzekutivit, shkruan Koha Ditore.
E të enjten ai i vetëm do të dialogojë me homologun e tij serb, Aleksandër Vuçiq.
Deri tash, procesi i nisur në 2011-n dhe i sponsorizuar nga Bashkimi Evropian, është zhvilluar ndërmjet qeverive të të dyja vendeve. Gjatë gjithë kësaj kohe, Thaçi ka qenë në Qeveri – në dy mandate kryeministër, e për një vit para se të bëhej president, zëvendëskryeministër.
Ndërkaq, kur është vënë në majë të pushtetit, ka proklamuar idenë që dialogu të drejtohet nga niveli më i lartë shtetëror – nga presidenti. (b.an)