Në Kurbin, në kuadër të operacionit antidrogë të koduar “Laguna”, janë asgjësuar me anë të djegies 100 bimë narkotike kanabis sativa, ku janë arrestuar në flagrancë 3 shtetas.
Në vendin e quajtur “Stomi i Stakes” , në kënetën e Patokut në Kurbin, u konstatuan 100 bimë narkotike cannabis sattiva të cilat u asgjësuan me anë të djegies.
Në vijim të veprimeve hetimore, falë një pune të mirëorganizuar, u bë i mundur identifikimi dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve :
– Lefter Seli , 43 vjeç, banues në Kurbin ( punëtor në parcelë )
– Saba Çeku , 56 vjeç , banues në Patok ( kultivuesi i bimës narkotike)
– Jonuz Piri, 25 vjeç, banues në Shkodër ( financuesi i kultivimit të bimës narkotike)
Vepra penale në ngarkim të tyre “Kultivimi i bimëve narkotike” parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.
Materialet proçeduriale do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin , për veprime të mëtejshme./a.m.