Autoritetet gjermane së bashku me Interpol Tiranën kanë bashkëpunuar për të ekstraduar në Tiranë një killer 29 vjeçar, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e një personi dhe plagosjen e dy të tjerëve
Fjala është për Bledar Bushajn, 29 vjeç dhe banues në Draç. Në vitin 2015 Bushaj u dënua përjetë për një vrasje e cila ndodhi për motive të dobëta. Ngjarja ka ndodhur në vitin 2013 në Ishëm të Durrësit, ku Bledar Bushaj pas një sherri me shtetasit A.B., F.B., dhe V.B., të cilët kanë qenë duke prerë dru për të pastruar vendin ku do të ndërtohej një rrugë, i ka qëlluar me armë. Për pasojë ka mbetur i vrarë shtetasi A.B., dhe janë plagosur dy shtetasit F.B., dhe V.B., (nënë e bir). Ngjarja ka ndodhur pas një sherri për motive të dobëta ku njëra palë ka kundërshtuar prerjen e pishave.
ma.me