Një grua e ka pësuar keq teksa po ngjitej drejt shkallëve lëvizëse në stacionin e metrosë.
Një pjesë e dyshemesë u thye në momentin kur ajo shkeli mbi të, dhe e “përpiu” sikur të mos kishte ekzistuar fare.
Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin, kur një burrë dhe e dashura e tij po ecnin në drejtim të shkallëve që qonin mbi sipërfaqe të tokës, në stacionin e metrosë në qytetin kinez Shenzhen.
Dhe në një moment kur ajo shkel në dyshemenë e metaltë ajo thyhet dhe gruaja bie në gropë, por i dashuri i saj shfaq i zhdërvjellët dhe reagon duke u futur në gropë për ta nxjerrë.
Për fat të mirë ajo ka shpëtuar me vetëm disa gërvishtje të lehta, por po të mos ishte reagimi i qytetarëve të shumtë, ndoshta ajo do ta pësonte keq. /a.m.