Uragani Harvey mund ti ketë detyruar gazetarët e një televizioni në Houston të evakuohen, por kjo nuk i ka ndaluar ata që të mbulonin lajmet për stuhinë. Televizioni KHOU-Tv, në qendër të Houston, po mbulonte përmbytjet kur uji filloi të depërtojë në studio.
Por, më vonë, ndërsa uji futej nëpër studion televizive duke bërë që të binin dhe alarmet, drejtori i lajmeve, Sally Ramirez, postoi një video duke thënë se KHOU po evakuonte ndërtesën. Televizioni kishte barriera mbrojtëse rreth ndërtesës, por me sa duket nuk ishin të mjaftueshme për të përballuar shiun historik të Harvey.
Stacioni doli jashtë transmetimeve për gati shtatë orë, ndërsa u zhvendos dy blloqe më tutje. Uragani Harvery është një nga më të fuqishmit që k goditur kontinentin Amerikan në 12 vitet e fundit, i cili ka shkaktuar përmbytje të madhe, dhe pesë viktima. /ma.me