Ndryshe nga sa u përfol se tenderat do të zhvilloheshin vetëm nga një drejtori në varësi të kryeministrit dhe do të zhvishte nga kjo kompetencë të gjithë ministrat, raporti i Niko Peleshit për këtë cështje thotë tjetër gjë.
Ministrat qartazi nuk do të mund të firmosin më për blerje mallrash apo të firmosin për përdorimin e fondeve që vijnë si ndihmë nga të huajt. Në dokument nuk saktësohet nëse do të mundin apo jo ministrat të firmosin për investime. Në dokument thuhet se prokurimi duhet të reformohet, por jo në një dorë, por në tre.
Pra, një kategorizim i tenderave sipas tipologjisë në tre organe të ndryshme: një për mallrat dhe shërbimet, një për punimet civile dhe një për fondet e huaja.
Sipas rekomandimeve mbi të cilat qeveria e re po punon përpara se ta përkthejë në ligj organikën, thuhet se “Organi qendror bleres duhet te forcohet me teper, duke krijuar nje agjenci per prokurim mallrash dhe sherbimesh (më shume kliente/më shume kategori mallrash/shebimesh), por pa saktësuar se nga kush do të varet kjo agjensi.
Për kategorinë e dytë institucionale, pra për Punimet civile, thuhet se: “Duke konsultuar direktivat e BE dhe praktikat me te mire te vendeve anetare te BE (si Kroacia) te ndertohen kapacitete institucionale te specializuara per menaxhimin e prokurimeve te punimeve civile”.
Për fondet e huaja pritet të ngrihet një institucion i ri, që duhet CFCU. Kjo do të jetë Agjensia per menaxhimin e prokurimeve te fondeve te BE (grantet) dhe ndihmes se huaj.
Të gjitha Njësitë e Implementit të Projekteve në cdo ministri të jenë pjesë e këtij institucioni.
Agjencia e Prokurimeve Publike të marrë funksione monitoruese duke u kthyer në “autoritetin monitorues dhe rregullator të prokurimit“.
Sipas të dhënave të vitit 2016, rreth 1 miliard $/vit është fondi që tenderohet nga institucionet shqiptare, dhe janë plot 1407 autoritete që kanë të drejtë të kryejnë tendera. /shqiptarja.com
ma.me