Kryeministri Edi Rama ka preferuar që ditën e sotme t’iu urojë mirëmëngjes të gjithë shqiptarëve përmes një fotoje, ku tregohen bukuritë e Kishës së Thethit.
“MIRËMËNGJES 😀
dhe ju uroj një ditë të mbarë me këtë pamje spektakolare të Kishës së Thethit, ndërtuar më 1892 dhe ku At’Shtjefën Gjeçovi hapi 100 vjet më parë dhe shkollën e parë të shqipes për fëmijët e zonës 🌹”, shkruan Rama.
Edhe në këtë postim të ditës së sotme, nuk kanë munguar komentet shpotitëse të qytetarëve. Një prej tyre, teksa i uron Ramës “mirëmëngjes”, i shkruan se me shumë gjasa do ta shkatërrojë vendin.