Toyota raportohet se muajin e ardhshëm do të organizojë një ngjarje të veçantë për të prezantuar “serinë e re të automobilave sportivë”.
Sipas raportimeve, përpos modelit të ri Supra pritet të vijnë edhe modele të reja nga kompania japoneze.
Aktualisht thuhet se do të vijë një model i ri Yaris GRMN, që vjen në version të limituar, me motor 1.8-litërsh dhe 2045 kuajfuqi e marsh me gjashtë shpejtësi.
Pritet edhe pasardhësi i modelit MR2, që do të ngjajë në konceptet S-FR të viteve 2015-16. (b.an)