Qyteti më i madh i Teksasit ndodhej të dielën i përmbytur nga ujërat pas kalimit të uraganit Harvey, i cili deri tani ka shkaktuar vdekjen e të paktën tre personaves. Përballë përmbytjeve, aeroporti kryesor i Hjustonit «George BushIntercontinental Airport », u mbyll të dielën, njoftojnë autoritetet.
Rrrugët që lidhin aeroportin me pjesën tjetër të rajonit janë të mbyllura për shkak të përmbytjeve, shton burimi.
Edhe aeroporti i dytë i qytetit, Hobby është krejtësisht i mbyllur, pasi pistat e tij janë përmbytur nga uji.
Gjykatësi Ed Emmett, i cili drejton kontenë nga varet Hjustoni, një qytet me 2,3 millionë banorë dhe qendër e industrisë së naftës së Shteteve të Bashkuara, bëri të ditur se një nga spitalet më të mëdha të qytetit po evakuohet për shkak të përmbytjetve. /b.d