Një tjetër person është arrestuar pas incidentit me natyrë terroriste pranë “Buckingham Palace”, që ndodhi pasditen e së premtes.
Lajmi njoftohet nga Policia Metropolitane e Londrës, që shtoi se hetuesit e incidentit i kanë vënë prangat një 30-vjeçar, që jetonte në perëndim të Londrës.
Ai është dërguar në paraburgim për t’u marrë në pyetje, e më pas është arrestuar me dyshimin se është përfshirë në autorizimin, përgatitjen dhe nxitjen e akteve terroriste.
Mbrëmjen e së premtes, një 26-vjeçar nga Lutoni u arrestua jashtë pallatit mbretëror të Mbretëreshës Elizabeth, e cila gjithsesi ndodhej në Skoci, pasi plagosi 3 oficerë policie me thikë të përmasave të mëdha.