Ish ministrja e Ekonomisë Milva Ikonomi ka bërë një panoramë të gjerë të të gjithë degjesave publike që janë bërë në muajt e verës nga PS.
Në Asamblenë Kombëtare të PS-së, Milva Ikonomi u shpreh se janë përpiluar 4 shtylla kryesore ku janë grumbulluar të gjitha shqetësimet e qytetarëve, të mbledhura nga dëgjesat.
Milva Ikonomi: Në total janë zhvilluar 615 dëgjesa. Pjesëmarrësit përbënin 4.9% të votuesve në vitin 2016.
Shqetësimet e ndara në katër shtylla:
Shqetësime infrasktrukture- mungesa e rrugëve ndërqytetasae, mbulimi i territorit me ujësjellës kanalizime
Sociale- punësimi, nevoja për shërbime më efikase, rritjen e masës së subvencioneve
Ekonomike- nevoja për tregje, impute në buqësi për çmime më të ulëta, shtimi i produkteve në rang qarku
Institucionale – shërbim më i mirë nga zyrat, mungesa e menaxhimit të mbetjeve dhe një administratë më e përghjegjshme
Të tjera- kërkesa për statusin e minatorit, nevoja për një administratë më pak të politizuar. /b.d