Sulmi ndaj një xhamie shiite në Kabul nga persona të armatosur shënoi 28 të vdekur, sipas një bilanci të ri një ditë pas tragjedisë.
“Bilanci i fundit i raportuar nga spitalet e Kabulit shënoi 28 persona të vrarë përfshirë tre gra dhe rreth 50 të plagosur”, deklaroi për median MohammadIsmail Kawoosi, zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë.
Sulmi i kryer në një xhami në veri të Kabulit nga disa persona të armatosur të pajisur me mjete eksplozivi dhe thika, u mor përsipër nga grupi i Shtetit Islamik (ISIS).
Agresorët u vranë, referuar një zëdhënësi të Ministrisë së Brendshme. Një polic dhe një anëtar i forcave speciale u vranë gjithashtu gjatë sulmit”, pohoi ai./b.d