Samit ballkanik i Durrësit është mbyllur sonte me një darkë treorëshe që kryeministri Rama ka shtruar për homologët e tij të rajonit. Pas një dite të gjatë takimesh e diskutimesh, kryeministrat e Ballkanit Perëndimor janë ulur në tryezen e kryeministrit shqiptar për të diskutuar temat kryesore që interesojnë Ballkanin e sotëm. Darka e kryeministrave që u bë në një prej lokaleve të kryeqytetit zgjati nga ora 19:00 deri në orën 21:30.
Të pranishëm në tryezë ishin edhe komisioneri Johannes Hahn, zyrtari i Bankës Botërore, dhe si temë kryesore e bisedave të tyre ka qenë ekonomia dhe integrimini në Bashkimin Europian.