Arrestohet specialisti i pyjores për “Shpërdorim detyre”. Burime zyrtare bënë me dije se bëhet fjalë për Mark Shtjefnin.
Në kuadër të operacionit “Roja i Gjelber”, po hetohet në gjendje të lirë shtetasi me inicialet E.K., 37 vjec, për vepren penale “Prerja e paligjshme e pyjeve” dhe “Fshehja e të ardhurave”.
NJOFTIMI I POLICISE
Procedohet në gjendje të lirë një shtetas për “Prerje e paligjshme e pyjeve” “Fshehje e të ardhurave” Më datë 25.08.2017, nga specialistët e seksionit kundër krimit ekonomik – financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, u arrestua në flagrancë shtetasi:
– Mark Shtjefni, 58 vjeç, banues në Shkodër, me detyrë Specialist i Zyrës së Administrimit të Pyjeve dhe Kullotave në Bashkinë Shkodër, për vepren penale “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
Gjithashtu filloi proçedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin E.K. 37 vjec, banues në Shkodër, për vepren penale “Prerja e paligjshme e pyjeve” dhe “Fshehja e të ardhurave” parashikuar nga 205 dhe 180 të Kodit Penal.
Procedimet penale ndaj tyre filluan pasi shtetasi E.K. u konstatua me mjetin tip Ifa me lëndë drusore, ku mjeti kishte Vertetim Transporti të lëshuar nga shtetasi Mark Shtjefni, por nuk posedonte faturë tatimore të shoqërimit të lëndës drusore. Materjalet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.
a.ç