Ka përfunduar takimi informal i kryeministrave të Ballkanit Perëndimor të mbledhur në Durrës.
Kryeministri Edi Rama ka dalë në një konferencë për shtyp së bashku me komisionerin për zgjerimin e BE-së Johannes Hahn .
Rama thekson se ky ka qenë një takim për fuqizimin e ekonomisë dhe punësimit.
“BB është përfshirë me kërkësen tonë. Kryefjalë e samitit ishte integrimi ekonomik. Kemi dakordësi të plotë në nivelin politik. Takim për fuqizin të ekonomisë dixhitale” tha Rama.
Mes të tjerash Rama, duke marrë shkas nga lajmet e fundit që kanë qarkulluar për heqjen e vizave me Holandën, ai theksoi në mënyurë indirekte, duke nënvizuar faktin se refuzon me çdo kusht shenjës trimin e shqiptarëve. Sipas Ramës, kriminelët janë kriminelë dhe nuk ka rëndësi kombësia.
“Përpjekja për të frenuar fluskin e azilkërkuesve po jep frytet e saj.
Refuzoj të pranoj shënjestrimin e shqiptarëve si azilkërkuës apo që kryejnë krime, si një arsye për të treguar me gisht Shqipërinë. Refuzoj përpjekjet politike dhe mediatike brenda qarqeve të caktuara që tregojnë me gisht. Është e qartë që azili nuk është opsion. Duhet të përshpejtojmë procesin e integrimit që të kemi akses në tregun e punës.
Biseduam për luftën fantastike kundër kanabisit. Këtë mbyllim këtë fenomen të shëmtuar. Jemi sot me rezultatë që tregojnë se zotimi është përmbushur. BE do fiancojë edhe një muaj më shumë fluturime monitoruese“, deklaroi Rama.
Rama: Pata mëngjes pune me Hahn, folëm dhe për ‘qeverisjen’ me opozitën
Rama pohoi se gjatë një mëngjesi pune diskutoi me Hahn rreth procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, procesin e zgjedhjeve si dhe zgjidhjen e ngërçit politik mes qeverisë dhe opozitës.
“Pata kënaqësi që të shkëmbej me komisionerin në një mëngjes pune lidhur me statusin aktual të Shqipërisë në BE. Folëm për zgjedhjet si një moment i kapërcyer me sukses. Folëm për vullnetin që të vazhdojë ajo që u nis si një qasje e re dhe vullnet bashkëpunimi mes qeverise dhe opozitës, e njoha komisionerin me planin e këtij mandati në funksion të reformave, të një transformimi rrënjësor të shërbimeve për publikun si një aspekt i luftës kundër korrupsionit dhe ryshfetit. Nënvizuam domosdoshmërinë e vazhdimit të procesit të vettingut. E njoha komisionerin me planin e këtij mandati, në funksion të reformave dhe shërbimeve”, pohoi Rama.