Një tentativë grabitje ka ndodhur në qytetin e Shkodrës në vendin e quajtur “Tek Sahati”. Një person rreth 38-vjeç ka dhunuar fillimisht një vajzë rreth 25-vjeç.
Më pas vajza ka nxjerrë celularin për të njoftuar policinë dhe në atë moment personi në fjalë që e ka dhunuar i ka marrë celularin dhe një çantë shpine që kishte.
Policia është në dyshim mes përdhunimit dhe grabitjes megjithatë kaq është bërë e ditur nga uniformat blu. Autori, Arben Doda nga Burreli është arrestuar menjëherë nga forcat e policisë pasi gjatë ikjes është rrëzuar dhe agjentët e kanë neutralizuar.Vajza ka deklaruar se autori ka tentuar ta grabisë dhe jo ta përdhunojë. Ndërkohë policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.