Trajneri i skuadrës së Dinamos së Zagrebit, Mario Cvitanović, është shprehur i zhgënjyer me ekipin e tij pas skualifikimit përballë Skënderbeut.
Në konferencën për shtyp pas ndeshjes, ai vlerësoi Skënderbeun për luftën dhe dëshirën për të kaluar në fazën tjetër.
“Dua të jem i sinqertë edhe sot. Falenderoj Skënderbeun që kishte luftën dhe dëshirën për të kaluar më tej. Kemi luajtur shumë pak për 45 minuta. Dy pjesët e para gabuam si këtu si atje. Nuk e kuptoj se çfarë ndodhi në pjesën e parë. Bëmë shumë gabime dhe ishim të palëvizshëm edhe pa top. Duelet i fituam shumë pak. Atë që bëmë në stërvitje e kemi bërë deri në 20 metra para portës dhe jo deri në portë. Në të dytën u rritëm në lojë dhe menduam se do shkonte mirë, por nuk shkoi. Arbitri? Ndoshta, por s’dua të merrem me arbitrat, pati disa raste për kontestime. Është dështim të mos luajmë në Europë pas 11 vjetësh” – u shpreh ai.
Skënderbeu eliminoi Dinamo Zagrebin pas dy barazimeve 1-1 dhe 0-0.