Dy adoleshentë britanikë kanë marrë dënimin për vrasjen e një 31-vjeçari shqiptar. Ata dogjën të gjallë shqiptarin në makinën e tij më 27 shtator të vitit të kaluar.
Ai ishte Vilson Meshi me origjinë nga Hasi i cili zotëronte një lavazh makinash si dhe ishte bodybuilder.
Atë natë, 31-vjeçari kishte udhëtuar me makinën e tij drejt qytetit ku jetonin fëmijët, por nga lodhja e kishte zënë gjumi në një parking.
Pikërisht gjithçka ndodhi atëherë kur dy adoleshentë, 18 vjeçari Keani Hobbs dhe një 16 vjeçar, emri i të cilit nuk bëhet i ditur për shkaqe ligjore, qëlluan drejt makinës së tij një fishekzjarr, shkruan BW.
Makina mori flakë menjëherë duke bërë që Meshi të digjej brenda saj. Ende nuk është bërë e ditur se sa do të dënohen adoleshentët britanikë. /b.d