Akademiku Artan Fuga është bërë pjesë e debatit më të fundit mbi diplomacinë shqiptare, ku ishte vetë kryeministri Edi Rama, që hodhi kritika të ashpra ndaj ambasadorëve, duke i cilësuar ata të paaftë dhe te leshte.
Madje Fuga shkruan me ironi se kjo është diplomaci e leshit, ndërsa flet për dy lajmet që e kanë zgjuar sot nga gjumi veror.
“Diplomaci e leshit! Duke ndjekur mediat e kaz-hanit sot dy gjëra më zgjuan nga gjumi veror dhe më hoqën mendjen nga peshqit, oktapodët dhe sardelet buzë detit: e para ajo e ambasadorëve të leshit hahaha, dhe e dyta fytyrat në foto të botuara në media të të ashtuquajturve leshko, supozohet duke dëgjuar sesi ishin.
Hahahaha! Puna është se çfarë leshi, deleje apo dhije tani!”, shkruan Fuga.