Ylli i futbollit, Roberto Karlos është dënuar nga një gjykatë në San Paolo, për shkak të vonesave të pagesave për mbështetjen ekonomike për njërin prej 9 fëmijëve të tij.
Ish- lojtari i Inter Milano, ka lënë papaguar detyrimet e tij ndaj njërës prej vajzave, të quajtur Rebeka e cila ka lindur në Meksikë.
Prej dy vitesh, braziliani i cili prej 2005 mban edhe nënshtetësinë Spanjolle, nuk i kishte paguar detyrimet ekonomike për vajzën e tij, çka ka bërë që togat e zeza të lëshojnë një urdhër arresti për të. Pritet që ylli i Brazilit të kthehet shumë shpejt në vendlindje, ku edhe do të procedohet, pasi gjykata ka bërë të ditur se nëse Karlos vendos të injorojë urdhrin e gjykatës, atëhetrë urdhri i arrestit për të do të marrë format ndërkombëtar.
ma.me