Katër shqiptarë u arrestuan në një super operacion policor në Itali, gjatë natës së shkuar.
Në pranga ranë të rinj të moshave nga 23 deri në 33 vjeç. Në banesat e tyre gjatë kontrollit u gjetën rreth 322 kg marijuanë.
Operacioni u kryr në lagjet e Romës, në Casiilna, Boorghesiana e Fontana Cnadida.
Katër shqiptarët e arrestuar thuhet se nuk kanë leje qëndrimi në Itali.
Sipas mediave italiane, lënda narkotike e sekuestruar ishte e destinuar të trafikohej në të gjithë territorin e Romës. Katër të arrestuarit ndodhen në burgun Regina Coeli të Romës nën akuzën e trafikut të drogës të tipit marijuanë. Indentiteti i tyre ende nuk dihet.
Thuhet se shqiptarët takoheshin me të rinjtë të tjerë në një lokal në zonën Borghese dhe më pas bënin shpërndarjen.
Policia nisi t’i monitoronte tek lokali, ku dhe është lidhur me një shpërndarës të drogës, i cili i çoi karabinierët tek identifikimi i dy shtëpive ku të dyshuarit jetonin pak kilometra larg lokalit ku qëndronin.