Kryeministri Rama deklaroi se do te formohet nje ministri e re per shqiptaret e diaspores. Gjate takimit me ambasadoret Rama tha se “Qeveria e re do të ketë një ministër shteti për shqiptarët jashtë atdheut”.
“Qeveria e re do të ketë një ministër shteti për shqiptarët jashtë atdheut. Marrëdhëniet ndër shqiptare në rajon kërkojnë vëmendje të fokusuar nga niveli më i lartë i qeverisë.
Në këtë aspekt ministrja e jashtme ka nevojë për një krah të fortë, një forcë të re me fuqi politike, që buron direk nga niveli i kryeministrit.
Vendosja e një ministri shteti ndihmon. Ne nuk e kemi luksin të lëmë jashtë vëmendjes që të përfshimë do qelizë të trurit shqiptar” deklaroi Rama.
a.ç