Një koncert muzikor është anuluar në Roterdam pas alarmit për një sulm të mundshëm terrorist. Policia holandeze mësohet se është informuar nga shërbimet spanjolle mbi mundësinë e një sulmi terrorist gjatë koncertit të muzikës Pop ku do merrnin pjesë rreth 1 mijë spektatorë.
Forca të shumta policie dhe ato anti-terror kanë mbërritur në vendngjarje, ku edhe kanë zbuluar një furgon plot me fuçi të mbushura me benzinë. Situata mbetet ende e paqartë ndërsa është arrestuar dhe po merret në pyetje shoferi i furgonit me targa spanjolle.