Një tajfun i fuqishëm ka goditur sot Hong-Kong-un, duke paralizuar gjithçka. Nga videot që transmetojnë mediat e huaja shihet kaosi në rrugë, pemë të shkulura nga era, shpejtësia e të cilës është 192 kilometra (119 milje) në orë, makina që përmbysen, ndërtesa që ngrihen në ajër.
Madje edhe uji ka vërshuar mes rrugëve, ndërsa era merr para edhe njerëzit. Kushtet e vështira meteorologjike kanë detyruar autoritete që të anulojnë qindra fluturimeve dhe detyroi shumicën e bizneseve të mbylleshin si dhe shkollat, shkruan BBC. Autoritetet e motit pohuan se kërcënimi nga stuhia është në nivelin 10, nivel më i lartë në këto pesë vitet e fundit.