Enea Duraj dhe Renato Toska janë lënë në burg nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Dy të rinjtë grabitën dhe I vunë gjobë biznesmenit R.S 3 ditë më parë.
Ngjarja ndodhi në 19 gusht ku Enea Duraj, Renato Toska dhe një 31-vjeçar e grabitën me dhunë biznesmenin e floririt, duke I marrë para dhe sende me vlerë.
Më pas ata I kërkuan edhe 10 mijë euro të tjera, por biznesmeni bëri denoncim në Polici, duke bërë dy prej 3 të rinjve të arrestohen. Para Gjykatës dy të rinjtë kanë qëndruar të heshtur.
Prokuroria e akuzon Enea Durajn 26 vjeç, Renato Toskën 28 vjeç dhe E.H 31 vjeç për vjedhje me dhunë, dhe shtrëngim me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë, vepra penale që parashikon dënime me nga 10-20 vite burg.
a.ç