Ishulli Ischia vazhdon të dridhet nga lëkundje të vazhdueshme sizmike.
Pas tërmetit 3.9 ballë dy net më parë, një tjetër lëkundje është regjistruar mëngjesin e sotëm me magnitudë 1.9 ballë.
Edhe pse lëkundjet ishin të lehta kanë shkaktuar panik te qytetarët që kanë kaluar natën jashtë.
Nga tërmeti i dytë nuk ka të dhënë për njerëz të lënduar, ndërsa njerëzit kanë dalë në rrugë.
Nga tërmeti që goditi ishullin dy netë më parë humbën jetën 2 grua, ndërsa mbi 40 persona mbetën të lënduar.
Dy fëmijë 7 dhe 11-vjeç dhe një foshnje 7 muajshe u nxorën nga rrënojat pas disa orësh kërkime ditën e djeshme.
Mbi 200 persona janë akomoduar në hotele, ndërsa shumë të tjerë janë të pastrehë pasi u prishën banesat. /b.d