Një adeoleshent është arrestuar nga policia. Në pranga ka rënë B.R 17 vjeç banues në qytetin e Elbasanit.
Arrestimi i tij u bë pasi në afërsi të Bashkisë Elbasan, gjatë kontrollit fizik i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë me një krehër me 13 fishekë të kalibrit 9 mm.
Materialet i kaluan Prokurorinë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.
a.ç