Ministrja për Dialog në qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri thotë se nuk është i vërtetë pohimi se Aleksandar Vuçic e ka nxjerrë nga salla e bisedimeve në Bruksel.
“Jo vetëm tani, por edhe tradicionalisht, Serbia njihet për politikën e rrenave. Serbia, rrenën e ka doktrinë politike, që ia kanë dhënë frymëzuesit e nacionalizimit serb. Ne e dimë që rrena është politika e Serbisë”, ka thënë Tahiri.
Ajo tha se Kosova do të insistojë që Serbia ta njohë pavarësinë e saj në fund të dialogut, sipas tetovasot.
Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç ka komentuar një moment kur gjatë një debati me Edita Tahirin në Bruksel i kishte kërkuar ministres kosovare të dilte nga salla e bisedimeve sepse nuk mund ta vazhdonte më tej diskutimin.
a.ç