Parashutistët amerikanë dhe katariotë filluan sot manovrat e përbashkëta ushtarake në sfondin e tensioneve në Gji duke riforcuar gjithashtu partneritetin ushtarak mes dy vendeve, sipas zyrtarëve amerikanë.
Këto manovra të quajtura “Friendship Jump” po zhvillohen në sfondin e një krize të pazakontë në Gji, ku Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahreini kanë shkëputur që prej 5 qershorit marrëdhëniet diplomatike me Katarin.
Ata akuzojnë emiratin e vogël për mbështetje të grupeve ekstremiste dhe për afrim me Iranin shiit, rivali i madh i bretërisë saudite sunite.
Doha i ka hedhur poshtë këto pretendime.
Më shumë se 40 parashutistë kanë marrë pjesë në manovrat rutinë duke u hedhur nga një avionushtarak transporti C-130″, sipas një komunikate të komandantit amerikan të forcave speciale (Socom).
“Këto manovra zbulojnë marrëdhënien solide mes dy vendeve”, theksoi kolonel David Keesy, zyrtar i lartë për mbrojtjen në ambasadën amerikane të Katarit.
a.ç