Tribunali i Arbitrazhit në Sport, “CAS”, ka lënë në fuqi vendimin e Federatës Sapnjolle të Futbollit për pezullimin me 5 ndeshje të Cristiano Ronldos pas veprimit të pahijshëm ndaj gjyqtarit në takimin e sfidën së parë kundër Barcelonës për Superkupën e Spanjës, raporton “AS”.
Ekipi i Real Madrid fillimisht apeloi në federatë por vendimi mbeti i njëtë. Shpresat ishin të gjitha te “CAS”, por pas vendimit të sotëm nuk u mbetet gjë tjetër vetëm se të presin që portugezi të shlyej pezullimin.
Deri më tani Cristiano ka munguar në dy ndeshje dhe do të mungojë dhe në tri ndeshjet e ardhshme, ndaj Valencias, Levantes dhe Real Sociedadit duke u kthyer ndaj Real Betisit më 20 shtator.