Ndryshe nga dietat e tjera, dieta mesdhetare karakterizohet nga ushqimi i shijshëm dhe i shëndetshëm në të njëjtën kohë.
Perimet, frutat, drithërat, marinimi me erëza, vaji i ullirit dhe vera bëjnë për vete këdo. Kjo dietë ul kolesterolin e keq dhe mund të ulë edhe rrezikun e prekjes nga sëmundjet e zemrës. Por, jo vetëm kaq. Rëndësi në këtë dietë nuk ka thjesht ushqimi, por edhe si hahet ai.
Cilësia dhe shija ecin paralel me njëra-tjetrën në vendet mesdhetare. Edhe pse pjatat përgatiten thjeshtë, përbërësit janë të shkëlqyer. Pak kripë, pak sheqer dhe pothuajse aspak përbërës artificialë të shtuar.
Gjithashtu, dieta mesdhetare nuk ofron ushqime që nuk janë të stinës. Kjo bën që frutat dhe perimet të jenë gjithmonw të freskëta dhe të shijshme, pasi konsumohen vetëm kur kanë kohën e tyre./b.d