Një vajzë e re në kryeqytet ka prere damaret dhe me pas ka tentuar te hidhet nga pallati.
Ngjarja e rëndë është shënuar në zonën e Yzberishtit, gjatë ditës së djeshme.
28-vjeçarja me inicialet A.Sh., sipas policise ka qene në gjendje të rënduar psikologjike, kur ka prerë kyçet e duarve me mjet prerës.
Më tej e gjakosur, ka tentuar të hidhet nga ballkoni i banesës, por fatmirësisht është ndaluar në kohë nga familjarët.
E reja pasi ka marrë mjekimin në spital, është larguar në banesë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike të së resë nuk dihen ende rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes.
Njoftimi i policisë
Komisariati i Policisë Nr. 6 Më datë 20.08.2017, në Yzberisht, shtetasja A.Sh, vjeç 28, në gjendje të rënduar psikologjike, ka prerë kyçet e duarve dhe ka tentuar të hidhet nga ballkoni i banesës, e cila pasi ka marrë mjekimin në spital është larguar në banesë. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.
a.ç