Disa dokumente të cilat janë hakuar nga serverët e FIFA-s, kanë “zbuluar” një skandal për sa i përket përdorimit të substancave të ndaluara nga futbollistët.
Carrlos Tevez, Dirk Kuyt dhe Gabriel Heinze janë tre lojtarët, të cilëve FIFA u lejoi në 2010 të përdornin substanca të ndaluara.
“The Fancy Bears hackers”, të cilët u bënë të famshëm pas publikimit të të dhënave mjekësore të 150 sportistëve, për të cilët ata pretendonin se ishin se përdornin doping.
Përveç listës prej 150 emrave të cilët dështuan të kalonin testet mjekësore në 2015, grupi i cili mendohet të jetë i përbërë nga hakera rus, ka deklaruar se ka në zotërim një dokument të FIFA-s, i cili tregon emrat e lojtarëve të në “Kupën e Botës” në vitin 2010, të cilët ishin lejuar të përdornin substanca të ndaluara.
Grupi pretendon se kanë qenë 25 lojtarë në Afrika e Jugut të cilët kanë përdorur substancat dhe mes atyre janë edhe emrat e Tevez, Henize dhe Kuyt.
Tevez, i cili gjatë asaj kohe ishte pjesë e Manchester City, është një nga 5 lojtarët argjentinas të cilët përdornin Betamethasone, një lloj asteroidi i cili gjendet në kremra për trajtim të sëmundjeve të lëkurës.
Hollandezi Kuyt, i cili ishte në mes të karrierës së tij 6 vjeç te Liverpool, sipas grupit të hakerave është i regjistruar në dokument si një përdorues i një kremi per lëkurën me përmbajtje të një steroidi Dexamethasone.
Edhe për ish- mbrojtësin e Mnchester United, akuza të për përdorim të steroidëve janë hedhur online, por ende nuk është publikuar dokumenti i cili i vërteton ato.
a.ç