Inspektorati Kombёtar i Mbrojtjes sё Territorit ka ndёrrmarrё njё aksion nё Gjirin e Lalёzit per prishjen e njё numri objektesh tё ndёrtuara jashtё lejeve.
E pranishme nё kёtё operacion ishte edhe kryeinspektorja e IKMT, Dallёndyshe Bici. Ajo ёshtё shprehur e prerё nё zbatimin e ligjit, nё mbrojtjen e territorit dhe tё pronёs publike, duke dhёnё njё mesazh tё qartё pёr bizneset e mёdha tё ndёrtimit.
“Loja, merr lejen, shkele lejen sa dhe si tё duash, pastaj legalizo shkeljen pёr pesё lekё, do tё marrё fund“, ka thёnё Bici.
Kryeinspektorja ka paralajmёruar biznesmenёt e ndërtimit se do tё humbasin shumё mё tepёr nga çmund tё fitojnё, nёse e shkelin qoftё edhe njё centimetёr lejen e dhёnё nga institucionet publike.
Pёr Bicin, “Shqipëria, mjedisi, turizmi, publiku nuk mund tё humbasin mё pёr llogari tё xhepave tё biznesmenёve tё pangopur.
Bregdeti, pasuria e shqiptarёve, nuk do tё jetё mё njё shesh ku bёjnё pёrshesh ndёrtimorёt”, ёshtё shprehur ajo.