Një tërmet me magnitudë 3.6 ballë shkundi ishullin italian të Ischias, duke dëmtuar disa godina, ndërprerë energjinë elektrike dhe duke shkaktuar panik tek tursitët e banorët që dolën të frikësuar nëpër rrugë.
Insituti kombëtar i vullkanologjisë në Itali tha se lekundja ishte regjistruar pak para orës 9 të mbrëmjes së të hënës, ndërsa shumë njerëz ishin duke darkuar. Ekipe të mbrojtes civile, që gjendeshin në ishull për të luftuar kundër flakëve që kanë përfshirë Italinë jugore, po kontrollojnë statusin e godinave të shembura pjesërisht.
Siç bëjnë të ditur mediat italiane, një grua ka humbur jetën pasi u godit nga disa gurë, që ranë nga një kishë. Gjithashtu raportohet për rreth 25 persona të plagosur, dhe disa të tjerë, të zhdukur.