Një 52-vjeçar nga Durrësi është gjetur i pajetë në banesën e tij. Ngjarja në fjalë është regjistruar dje në lagjen nr. 18 të qytetit bregdetar. Policia bën me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet E. Xh.
Dyshimet e para janë për faktin se viktima mund të ketë ndërruar jetë për shkaqe natyrale.
Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për vlerësim./a.m.