Ish-kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi, ndërroi jetë sot në një spital në Turqi. Ai kishte muaj që ndodhej në koma.
Mësohet se ai do të varroset me ceremoni shtetërore dhe për këtë sot do të diskutojë Qeveria e Kosovës, e cila do të mbajë një mbledhje të jashtëzakonshme.
Vajza e tij Vanesa Rexhepi i ka kushtuar shkurt disa fjalë të ndiera babait të saj në rrjetet sociale, ku shkruan:
“Te kam ne zemer gjithmone❤faleminderit per cdo sekond ma te bukurin ne bote.Te dua vetem ty”