Bulevardi kryesor i turistëve në Barcelonë, “Las Ramblas”, është evakuuar sërish pasi është gjetur një pako e dyshimtë në rruge.
Zyrtarë të qeverisë konfirmuan se pako ishte gjetur brenda një autobusi që lëviz në këtë zonë.
Në videot e postuara online duken turistët dhe banorët që largohen nga zona, e cila po rrethohet me kordon.
Një përdorues i rrjeteve sociale thotë: “Ata evakuuan metronë, stacionet e metrosë, dyqanet dhe rrugët në Sheshin Katalunja. Për arsye sigurie pasi u gjet një pako e dyshimtë në autobus”.
Ajo shtoi më vonë: “Por tani çdo gjë i është kthyer normalitetit. Ishte alarm fals. Pako ishtë një çantë shpine që e kishte harruar dikush”.
Ankthi u rikthye në qytet pasi 15 persona humbën jetën nga sulmi me furgon në Barcelonë ndërkohë që 100 të tjerë u plagosën.
a.ç