Një vajzë sllovake më në fund ka gjetur qetësinë pasi ka denoncuar në polici një shqiptar për përndjekje.
Ajo punonte si stripstiste në një club në Itali.
Sic raportojnë mediat italiane, balerina ishte njohur rreth pesë muaj më parë me shqiptarin 28 vjeçar i cili frekuentonte klubin e natës ku ajo punonte.
Me kalimin e kohës, mes të dyve ka lindur një miqësi e cila vazhdoi deri në një lidhje dashurie, derisa sjellja e shqiptarit të bëhej patologjike.
Në këto kushte, balerina vendosi të ndërpresë marrëdhënien, por shqiptari nuk e ka pranuar vendimin e saj dhe këtu fillojnë ngacmimet me telefonata dhe mesazhe, përndjekje e kërcënime, si në shtëpinë e saj edhe në klubin e natës.
Shqiptari në ditën që u arrestua, kishte shkuar në klubin e natës ku punontebalerina dhe nuk e lejonte atë t’i afrohej asnjë klienti tjetër, duke vijuar me kërcënimet.
Pas denoncimit që bëri e reja, shqiptari emri i të cilit nuk bëhet me dije, është arrestuar nga Policia.